MEPJ publikon numrat emergjentë për shtetasit shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka publikuar numrat emergjentë, përmes të cilëve shtetasit shqiptarë që banojnë në zonat e prekura nga tërmeti mund të kërkojnë ndihmë

Numrat emergjent dhe email-i kontaktues

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka publikuar numrat emergjentë kontaktues përmes, të cilëve shtetasit shqiptarë mund të kërkojnë ndihmë.

Këta numra janë në dispozicion 24 orë dhe gjithashtu përmes email-it.

MEPJ ka theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti që goditi të hënën e 6 shkurtit Turqinë.

Numrat kontaktues janë: Tiranë: (+355) 696 773 168, Stamboll:(+90) 539 656 621 9, Ankara: (+90) 549 561 198 5.

Ndërsa, email-i kontaktues është: [email protected].

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, ky tërmet e ka goditur Turqinë të hënën e 6 shkurtit duke përfshirë edhe një pjesë të Sirisë. Ndërsa, aktualisht numri i përditësuar i viktimave tregon se shifra është më shumë se 11 mijë persona të vdekur në Turqi dhe Siri.

Ndërsa, vazhdimisht theksohet se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën dhe janë në kërkim të të mbijetuarve.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika