Komandanti i FSK-së pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, dakordohet për vazhdim të bashkëpunimit

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, z. Filip Adzic, dhe kanë biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen dypalëshe

Komandati i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Filip Adziq.

“Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, z. Filip Adzic, ku së bashku biseduan për bashkëpunimin dhe mbështetjen dypalëshe”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pamje nga takimi

Në njoftimin e FSK-së thuhet se Gjeneral Jashari ka njoftuar ministrin Adziq, me të arriturat, zhvillimet, planet e FSK-së dhe përgatitjet finale për ushtrimin ndërkombëtarë “Defender Europe 2023”.

“Temë e takimit ishte edhe situata aktuale në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë takim është dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët si dy shtete partnere.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika