Krasniqi prezanton tekstin e himnit, si një fakt interesant për Pavarësinë e Kosovës

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar tekstin e himnit të Kosovës, një fakt interesant në fillim të javës që shënon 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar të hënën një fakt interesant në fillim të javës që shënon 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i PDK-së nëpërmjet një video mesazhi ka prezantuar faktin se himni i Kosovës i realizuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi ka edhe tekst.

“Titulli i himnit është Evropa dhe teksti i ka 12 vargje. Në Javën e Pavarësisë, mendoj se ia vlenë me e lexu dhe me e dëgju himnin me këtë tekst fantastik” , ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Më poshtë mund ta dëgjoni mesazhin e liderit të PDK-së dhe himnin e Kosovës me tekst.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika