Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse në infrastrukturën ukrainase

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e “sulmeve të reja terroriste” nga forcat ruse, pas sulmeve të fundit të Rusisë që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.

Në fjalimin e tij gjatë natës së 12 shkurtit, Zelensky ka thënë se punëtorët e energjisë kishin riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa ruse më 10 shkurt, shkruan Reuters.

Megjithatë, ai ka shtuar “Kjo nuk është ende një fitore vendimtare në frontin e energjisë. Për fat të keq, mund të ketë sulme të reja terroriste nga Rusia që mund t’i lënë njerëzit pa shërbime gjatë motit të ftohtë të dimrit”.

Rusia ka kryer valë të përsëritura sulmesh ndaj objekteve të energjisë dhe shërbimeve të tjera të Ukrainës muajt e fundit, në atë që kritikët thonë se është një përpjekje për t’i lënë civilët pa dritë, ngrohje dhe ujë gjatë dimrit të ftohtë.

Sulmet e 10 shkurtit, ku u goditën objektet e energjisë në gjashtë rajone të Ukrainës, erdhën pasi Zelensky u kthye nga një turne në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, prej ku kërkoi më shumë armatime për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi i nisur nga Rusia gati një vit më parë.

Gjatë vizitave të tij në Londër, Paris dhe Bruksel, Zelensky bëri thirrje për armatime të avancuara, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi, avionë luftarakë dhe më shumë tanke.

Luftimet intensive vazhdojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku forcat ruse janë angazhuar në një përpjekje të madhe për të pushtuar qytetin strategjik të rajonit Donjeckut, Bahmut.

Më 12 shkurt, themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, ka pretenduar se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.

Zyrtarët ukrainas presin që një ofensivë e gjerë ruse, për të cilën, shumë vëzhgues besojnë se tashmë ka filluar të fokusohet në Donbas, rajonin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës dhe rajonin juglindor të Zaporizhjas.

Kievi beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpreson të përfitojë nga ofensiva e re, në mënyrë që të nxjerrë në pah suksesin në fushëbetejë, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 21 shkurt, një ditë përpara përvjetorit të pushtimit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika