Kurti takohet me ambasadorin e Francës, diskutojnë për propozimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin, ka diskutuar për planin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Një nga temat për të cilën është diskutuar mes tyre, ka qenë edhe propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO, u shpreh kryeministri Kurti”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm, ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika