Haradinaj: Kosova ta ngre Monumentin e Pavarësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pikërisht në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngrihej sipas tij, në sheshin qendror të Prishtinës

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka propozuar që në këtë 15 përvjetor të Pavarësisë të nisin procedurat për ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit.

Haradinaj, ka thënë se në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë.

“Në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

“Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës. Ajo është Dita e Pavarësisë!”

Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë, propozoj që mënjëherë të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit. Kjo ditë e madhe të shndërrohet në monumentale! Rroftë Kosova dhe populli i saj heroik!

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika