Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Agron Berisha, Nexhmi Hyseni, Nasim Kastrati, Fatmir Tulla, Agim Nreci, Ramadan Kosumi, Imer Luzha dhe Muhamet Leci, për akuzën për mashtrim me subvencione.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga gjykatësi Adnan Kamberi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit u liruan nga akuza sepse nuk është provuar se kanë kryer veprën penale, për të cilën, janë ngarkuar, ndërsa traktori i sekuestruar përkohësisht i kthehet të akuzuarit Berisha.

Gjykatësi Kamberi ka thënë se shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës, kurse kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas pranimit të të njëjtit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 prill 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Agron Berishës, Nexhmi Hysenit, Nasim Kastratit, Fatmir Tullës, Agim Nrecit, Ramadan Kosumit, Imer Luzhës dhe Muhamet Lecit, të cilët i akuzonte për mashtrim me subvencione.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika