Begaj për vizitë zyrtare në Kosovë, policia kujdeset për rendin dhe sigurinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Kosovë do të kujdesen që të ofrojnë siguri, të mbajnë rendin dhe qetësinë publike. Njashtu, PK njofton se për të mundësuar qarkullimin e lirë do të ketë edhe ndërprerje të disa segmenteve rrugore

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më rastin e vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, nga data 16 shkurt deri më 18 shkurt do të kujdesen që të ofrojnë siguri dhe mirëmbajtje të rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Ndër të tjera, PK ka njoftuar se për të mundësuar qarkullimin e lirë do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Po ashtu, do të ketë ndërprerje edhe në disa lokacione ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare”, theksohet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se edhe për rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për shkak të lëvizjeve të personaliteteve dhe pjesëmarrësve do të ketë ndërprerje të disa segmenteve rrugore për qarkullim të automjeteve.

Lidhur me këto ndërprerje PK ka njoftuar se do të orientohet trafiku në rrugë alternative.

Ndërsa, nga Policia kanë kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Ndryshe, Begaj do të qëndrojë për vizitë zyrtarë dy ditë në Kosovë dhe sot do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takim i cili do të fillojë nga ora 11:00.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika