Pence do ta kundërshtojë deri në Gjykatën e Lartë “thirrjen për të dëshmuar “

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha të mërkurën se do të kundërshtojë një thirrje nga prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump, që do ta detyronte atë të dëshmonte përpara një jurie të madhe, duke thënë se nëse është e nevojshme do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë, po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, shkruan VOA.

Në ditët para 6 janarit 2021, zoti Trump bëri presion ndaj Pence që ta përmbyste rezultatin, megjithëse Pence nuk kishte kompetenca për ta bërë një gjë të tillë. Pence ishte në Kapitol kur mbështetësit e Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit.

“Së pari më lejoni të jem i qartë: Unë do ta kundërshtoj thirrjen e Departamentit të Drejtësisë të Biden që të paraqitem para jurisë së madhe, sepse besoj se është jokushtetuese dhe e paprecedentë,” u tha Pence gazetarëve në Ajova, shteti ku mbahen garat e para brenda partisë për zgjedhjet e vitit 2024.

“Asnjëherë më parë në historinë amerikane nuk është thirrur një nënpresident për t’u paraqitur në gjykatë për të dëshmuar kundër presidentit me të cilin ka shërbyer,” tha ai.

Pence tha se ishte gati ta çonte çështjen deri në Gjykatën e Lartë nëse është e nevojshme.

Reagimi shënon një kthesë agresive për Pence, i cili pritet të kandidojë për postin e presidentit. Ky qëndrim përfaqëson një goditje ndaj Departamentit të Drejtësisë, që është vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër nga konservatorët, pjesërisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj Trump.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika