Zëdhënësi i DASH-it, Price specifikon se çfarë përfiton Kosova dhe Serbia nëse arrijnë një marrëveshje

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price ka komentuar deklaratën e kryediplomatit amerikan se i gjithë rajoni do të kenë përfitime të mëdha, kur Kurti dhe Vuçiq të arrijnë një marrëveshje që parasheh “kompromise të vështira”

Ned Price

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price, ka specifikuar se çfarë shpërblimesh kishte në mendje sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka folur ditë më parë në telefon me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka komentuar deklaratën e kryediplomatit amerikan se i gjithë rajoni do të kenë përfitime të mëdha kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiq të arrijnë një marrëveshje që parasheh “kompromise të vështira”.

“Siç e dini, sekretari është kyçur personalisht në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë tërhequr vëmendjen e plotë të tij”, ka thënë ai për pavlovictoday.

Sipas tij, me arritjen e marrëveshjes ka mundësi që shqiptarët dhe serbët ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të qëndrueshëm.

“Kjo është ajo që ne duam të bëjmë në këtë rast. Kjo është ajo që ne vërtet duam të bëjmë me diplomacinë tonë në të gjithë rajonin – për të nxitur më shumë ndërlidhje dhe nëpërmjet këtyre ndërlidhjeve, të ndërtojmë mirëkuptim, partneritet, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, shtoi Price.

Blinken, në nder të ditës së shtetësisë së Serbisë, i ka dërguar një letër urimi presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë letër të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASh), Blinken i ka përmendur Vuçiqit edhe raportet me Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizimin e raporteve në mes dy vendeve dhe për të arritur siguri e prosperitet për qytetarët.

“Jam i bindur se normalizimi i raporteve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët e Serbisë dhe të Kosovës do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe për tërë rajonin – do të jenë të mëdha” ka thënë Blinken.

Tutje, Blinken ka kërkuar nga Serbia që të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

“Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e së drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, ka vijuar ai.

Në këtë letër është theksuar edhe mbështetja e ShBA-së ndaj Serbisë.

“ShBA-ja është mbështetëse e fuqishme në ambiciet e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm. Mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në vizitën e fundit në Beograd”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika