Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë viziton librarinë “Dukagjini”

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi këtë javë librarinë “Dukagjini Bookstore”, ku gjatë takimit ata kanë shprehur bashkëpunimin me shtëpi botuese në Shqipëri dhe anasjelltas

Pamje nga vizita e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në librarinë Dukagjini

Këtë javë, delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë ka vizituar librarinë më të madhe në vend “Dukagjini Bookstore”.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, dhe tetë deputet të tjerë të këtij komisioni vizituan librarinë “Dukagjini” bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë takimit ata shprehen interes për botimet në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Dukagjini” dhe botues të tjerë, bashkëpunimin me shtëpitë botuese në Shqipëri dhe anasjelltas.

Së bashku me stafin profesional të librarisë Dukagjini, mysafirët nga Shqipëria kaluan momente të bukura në ambientin e ngrohtë dhe miqësor që libraria ofron, duke diskutuar për vlerën më të rëndësishme të shoqërisë, librin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika