Osmani nga foltorja e Kuvendit kujton ish-presidentin Rugova, të rënët e luftës për liri dhe figurat e tjera historike

Presidentja, Vjosa Osmani, në fjalimin e mbajtur në rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, komandantin Adem Jashari, të rënët e luftës për liri, përfaqësuesit që kontribuuan në shtetndërtim dhe ka kujtuar punën e të gjithë policëve e ushtarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Osmani nga aty ka kujtuar komandantin historik Adem Jashari dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Osmani gjithashtu ka kujtuar bijtë dhe bijat e UÇK-së që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe për mbrojtjen e vendit.

“Ta kujtojmë prijetarin e shtetësisë sonë, Dr Ibrahim Rugovën, i cili e siguroi respektin e botës demokratike, t’i kujtojmë bijtë e bijat tona të cilët të rreshtuar në UÇK sakrifikuan jetën në mbrojtje të vendit. Komandantin historik Adem Jasharin , i cili i priu rezistencës për liri”, ka thënë Osmani. Ndërsa, ka vijuar me kujtime për institucionet e pavarura, ushtarët dhe policët.

“T’i kujtojmë përfaqësuesit e institucioneve të pavarura të Kosovës, të cilët gjatë këtyre 15 viteve kontribuuan për ndërtimin e jetës demokratike në vend, por edhe në paqen e përgjithshme. Të kujtojmë edhe kontributin e ushtarëve dhe policisë sonë, përfshirë ushtarëve të FSK-së, të cilët derisa ne po festojmë ata po luftojnë për shpëtimin e jetëve nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik, i cili e goditi Turqinë dhe Sirinë”.

Theks të veçantë kujtimi, Osmani u dha edhe miqve e aleatëve të Kosovës, që siç tha ajo, “edhe kur Kosova është shtypur dhe ka luftuar për lirinë, ata ishin aty dhe edhe sot janë partnerë të besueshëm”.

“I kujtojmë dhe i falënderojmë edhe miqtë tanë, aleatët tanë të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë, të cilët kanë qenë me ne së bashku përherë. Kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë, kur u çliruam dhe filluam jetën demokratike në tokën e lirë në vendin e lirë e të dashur tonin, ata janë këtu edhe sot partnerë të besueshëm dhe të qëndrueshëm, me të cilët po e ndërtojmë të ardhmen tonë si partnerë të besueshëm e ndërveprues”, ka vijuar Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është zhvilluar në këto 15 vjet dhe ka përgëzuar secilin qytetar për kontributin e dhënë për ndërtim të vendit.

“Më lejoni ta përgëzoj secilin qytetarë për kontributin për ndërtimin e shtetit tonë të përbashkët. Ta kujtojmë sakrificën e pashembullt dhe qëndresën e pashembullt të brezave, e cila i parapriu jetësimit të ëndrrës për liri e demokraci. Në këto 15 vjet Kosova është zhvilluar si shtet i ri, ajo ka dëgjuar kulturë demokratike në funksionim e institucioneve. Këto sfida ndonjëherë na kanë bërë të përplasemi së brendshmi, ngaqë pikëpamjet tona kanë qenë të ndryshme, sikur janë të kuptueshme për shoqëritë demokratike”, u shpreh Osmani.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika