Kamberi: Sakrifica jonë si komb u kurorëzua me Kosovën shtet

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar përvjetorin e 15-të të Pvarësisë së Kosovës

Pamje të postuara nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës.

“Në Seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të shënuar bashkërisht 15 vjetorin e Pavarësisë. Kosova, 15 vjet më parë, u shpall shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi ka thënë se sakrifica e popullit shqiptar ndër vite është kurorëzuarme Kosovën shtet.

“Në 15 vjetorin e Pavarësisë, bashkë me Arditën e Ragminë, po marrim pjesë në aktivitetet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë tutje deputeti ivetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Urime popullit të Kosovës dhe shqiptarëve gjithëandej”, ka shtuar tutje Kamberi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika