Kurti pret në takim deputetin nga Bosna, diskutojnë për rreziqet prej të cilave kanoset Ballkani Perëndimor

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi kanë pritur në takim deputetin nga Bosnja dhe Hercegovina, njëherësh dhe një nga themeluesit e partisë politike SDA-së, Shemsedin Mehmetoviq

Kryeministri Kurti dhe themeluesi i partisë politike SDA, Shemsedin Mehmetoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, kanë takuar deputetin shtetëror të Bosnjë dhe Hercegovinës, njëherësh një nga themeluesit e partisë politike SDA-së, Shemsedin Mehmetoviq, të premten e 17 shkurtit.

“Me z. Mehmetoviq u diskutua për zhvillimet në rajon, rreziqet prej të cilave kanoset Ballkani Perëndimor, sidomos pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë i cili tashmë po mbush një vit, dhe për rolin destruktiv të Beogradit zyrtar në rajon që buron nga mosdistancimi i tij nga Millosheviqi dhe Putini”, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Pamje nga takimi

Në këtë takim kryeministri Kurti e ka njoftuar themeluesin e partisë politike SDA-së, Shemsedin Mehmetoviq se Kosova ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, në tërë Ballkanin Perëndimor.

“Këto marrëveshje do të mundësojnë që qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë lirshëm në drejtim të njëra-tjetra pa pasur nevojë për viza, dhe vetëm me letërnjoftime”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurti dhe Mehmetoviq kanë diskutuar për përfitimet që këto marrëveshje do të sjellin për qytetarët e dy vendeve dhe për ndikimin pozitiv në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika