Afro dy javë pas tërmetit, Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja

U bënë 12 ditë prej kur tërmeti tragjik e goditi Turqinë dhe ndër personat e gjetur i vdekur të shtunën është futbollisti ganez, Christian Atsu, i cili u gjet nën rrënoja të banesës së tij në Hatay të Turqisë

Futbollisti ganez Christian Atsu

Futbollisti ganez, Christian Atsu, është gjetur i vdekur nën rrënojat e banesës së tij në Turqi. Lajmin e ka konfirmuar agjendi i tij, Nana Sechere.

Reprezentuesi i Ganës, 31 –vjeçar, ka luajtur në disa skuadra si, Chelsea, Newcastle, Everton.

Ai ka qenë deri tani i zhdukur që nga 6 shkurti kur tërmeti ka goditur Turqinë dhe banesa e tij në Hatay ishte shembur.

Një herë është raportuar se ai u shpëtua me disa lëndime, por më vonë nuk u tha një gjë e tillë.

Nana Sechere ka thënë të shtunën se trupi i tij është gjetur në mëngjes pa shenja jete.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar menaxheri i futbollistit.

Ndryshe, deri më tash tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka lënë të vdekur më shumë se 45 mijë njerëz.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika