Kurti takohet me presidenten e BERZh-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso gjatë qëndrimit në Mynih, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe BERZh-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e BERZh-it në Mynih

Pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka filluar duke u takuar me presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Basso.

Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Kurti e ka falënderuar presidenten e BERZh-it, për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ndërsa, ka shtuar se te BERZh-i, Qeveria e Republikës së Kosovës sheh një partner të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve të saj në zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në fushën e transportit, digjitalizimit, energjisë dhe sektorit privat, njofton zyra e kryeministrit.

Duke theksuar zhvillimin ekonomik dhe demokracinë cilësore në vend, Kurti ka veçuar  trendin pozitiv të rritjes ekonomike në dy vitet e fundit dhe përmirësimin për 20 pozita në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International, për 17 pozita në indeksin e Reporterëve Pa Kufi për lirinë e shtypit, dhe renditjen në vendin e parë për herë të dytë radhazi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërore.

Ndër të tjera, Kurti e ka njoftuar presidenten Basso edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar, si dhe në Bashkimin Evropian, në dhjetor të vitit 2022.

Ndërkaq, presidentja Basso e ka uruar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për suksesin në luftën kundër korrupsionit. Gjersa, ka shprehur përkushtimin e BERZh-it për të bërë edhe më shumë në mbështetje të Kosovës, me theks në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika