Tahiri: Krerët e shtetit shkojnë në shumë vizita, por ato nuk kanë asnjë efekt e benefit për qytetarët

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare dhe në takime në shtete të ndryshme, por sipas tij këto nuk kanë asnjë efekt ose benefit për qyetarët e vendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar krerët e shtetit sa i përket vizitave të tyre jashtë vendit.

Tahiri ka thënë se është e pabesueshme të shihet se si krerët e shtetit shkojnë në konferenca ndërkombëtare, në takime në shtete të ndryshme, në vizita bilaterale që janë të pakta, “dhe për çudi e habi, nuk ka asnjë efekt, asnjë projekt, asnjë benifit për qytetarët e Kosovës”.

“Kryeministri ishte tri javë në Amerikë, premtoi investime e korporata, por nuk ndodhi asgjë. Nuk po ndodh, tash e dy vjet asgjë, koha kur një lider i shtetit del në një fotografi dhe tregon që takoi dikë, është kohë e tejkaluar”, ka thënë Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka shtuar se “Secili prej nesh, ka një kohë të gjatë që e organizon një takim e bënë një fotografi, e merr një buzëqeshje e edhe një shtrëngim dore, por çka po merr qytetari i Kosovës”.

“Për dy vite, qytetari i Kosovës po merr vetëm fjalë, premtime boshe dhe reflektim se çka ka ndodhë qe 20 vjet. E pabesueshme, por e vërtetë!”, ka theksuar tutje Besnik Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika