Bislimi takohet me përfaqësues të OEMVP-së, diskutojnë për forcimin e lidhjes ekonomike

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve të përbashkëta, të cilat ndërtojnë ura solide të bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, është takuar me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të hënën e 20 shkurtit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve të përbashkëta, të cilat ndërtojnë ura solide të bashkëpunimit.

“Përfaqësuesit e OEMVP theksuan mbështetjen e tyre ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku dhe shtuan se e shohin Procesin e Berlinit si mekanizëm të duhur të mbrojtjes dhe të produkteve të tyre”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe mbi mënyrat në të cilat mund të punohet bashkërisht, edhe për të lehtësuar problematikat me të cilat po përballen bizneset shqiptare atje si, resurset njerëzore, kuadrot e reja, fuqia punëtore dhe tregu i punës.

Prandaj Bislimi thotë se është e rëndësishme ruajtja e tregut, eliminimi i barrierave burokratike dhe forcimi i lidhjes ekonomike.

“Që nga Qeveria Kurti I, kemi ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e shkollës së djegur në Dajac-Rozhajë, kemi ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, e deri te 2 milionë eurot e ndara nga buxheti si mbështetje për Luginën gjatë vitit 2022”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se puna do të vijojë në intensifikimin e bashkëpunimit, ku ka sinjale pozitive, marrë parasysh dhe rritjen e eksportit dhe importit gjatë vitit të kaluar mes dy vendeve.

Ndërtimi i rrugëve dhe zonave të përbashkëta industriale e ekonomike mbeten prioritare, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe përafrimit mes dy vendeve, potencon Bislimi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika