Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të martën se brenda dy ditësh Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë.

Ai u tha gazetarëve në Abu Dhabi se ai “shpreson” që pas pesë deri në gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do të arrijnë në Forcat e Armatosura serbe.

Pas vizitës së Panairit të Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake 2023, ai shtoi se në ditët në vijim pret përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, që sipas tij, do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë, shkruan REL.

“Ne po përballemi me një periudhë sfiduese, dhe nga deklaratat e presidentit [rus], Vladimir Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë. Për disa ditë, pres ndryshime të mëdha në fushëbetejë dhe në veprime të mëtejshme politike ndaj Serbisë nga perëndimi dhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vuçiq.

Në një fjalim drejtuar kombit më 21 shkurt, Putini akuzoi vendet perëndimore për nxitjen e luftës për ta shkatërruar Rusinë.

Ai tha se Rusia kishte bërë gjithçka për të shmangur luftën, por se Ukraina, e mbështetur nga Perëndimi, po planifikonte të pushtonte Krimenë.

Putini tha gjithashtu se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, “mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”.

Pushtimi rus i Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt 2022, mbush një vit këtë javë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika