Berat Rukiqi i bashkohet LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se Berat Rukiqi i është bashkuar kësaj partie, ku siç është shprehur ai, si ekonomist e aktivist i pandalshëm i angazhimit publik, me bagazhin e tij do t’i japë vlerë projektit politik të kësaj partie

Ligjëruesi universitar e doktoranti i ekonomisë, Berat Rukiqi që nga sot është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Si ekonomist i dalluar e si aktivist i pandalshëm i angazhimit publik për një shoqëri të zhvilluar, Berati me gjithë bagazhin e tij intelektual e profesional do t’i japë vlerë projektit tonë politik”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ka thënë se Berat Rukiqi ka magjistruar në Bruksel mbi Politikat Ekonomike të Bashkimit Evropian; gjersa vazhdon studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe, siç është shprehur ai, si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ai ka artikuluar në vazhdimësi pikëpamje të një ekonomie të lirë e të fuqishme

“Ai i njeh mirë të gjitha sfidat e sektorit privat, sikurse dhe njeh mirë domosdoshmërinë e kohës për një ambient që ankoron vendin tonë në stade të reja zhvillimore”, ka vijuar ai.

Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja është e lumtur që, sipas tij, si adresë e vetme e njerëzve profesionistë, po shton radhët e veta secilën ditë.

“LDK është e lumtur që – si adresë e vetme e njerëzve profesionistë – po shton radhët e veta secilën ditë. Gjatë vitit të fundit, sikurse Berati, LDK-së e strukturave tona u janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ligjërues akademikë, deputetë e kryetarë komunash. Të gjithë bashkë, do t’i japim vendit një zgjedhje politike të pastër, profesionale e ndërtuese të së ardhmes”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika