Kurti: Propozimi i BE-së nuk është produkt i negocimit dhe as i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, plani franko-gjerman nuk është produkt i negocimit dhe as i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, drejtuar kryeministrit ka pyetur se cilat janë temat e diskutimit në takimin e së hënës, më 27 shkurt.

Sipas Kurtit, plani franko-gjerman nuk është produkt i negocimit dhe as i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve.

“E kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit evropianë, e ajo është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në kuvend, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën”.

“Nuk është produkt i negocimit propozimi, meqenëse më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes pa pasur takime. Nuk është që ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha Kurti.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit bëhet e ditur se do të ketë deklaratë për media nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti, edhe Vuçiq.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika