Raportohet për kurdisje ndeshjesh në Superligë të Kosovës, nëntë të arrestuar

Katër ndeshje të Kampionatit të Futbollit në Kosovë thuhet se janë manipuluar për t'u ofruar basteve sportive me bazë në Francë dhe Kosovë, e që mediumi i njohur francez ka shkruar se janë arrestuar nëntë persona deri më tani nga ky rast

Të paktën katër ndeshje të elitës së futbollit në Kosovë raportohet të jenë manipuluar për qëllime përfituese me bazë në Francë dhe Kosovë.

Kështu ka njoftuar të enjten Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancyt (JIRS), që merret me luftimin e krimit të organizuar dhe krimeve financiare, shkruan mediumi i njohur francez Le Figaro.

“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshin një klub futbolli të elitës së futbollit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Emri i klubit nuk është bërë i ditur, por “analizat e koeficientëve dhe videove të disa ndeshjeve, e ka bërë të mundshme konfirmimin e manipulimit të rezultatit të disa prej tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkaq, hetimi ka bërë të mundur njohjen e “anëtarëve të një rrethi të gjerë familjar në Francë dhe në Kosovë”, të dyshuar për pjesëmarrje në “manipulimin e rezultateve të disa ndeshjeve për të garantuar fitime të konsiderueshme në bastet në rezultatet e këtyre ndeshjeve, të ditura paraprakisht”.

Nga katër takime, Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nancyt raporton se janë fituar më shumë se 360 mijë euro, ndërsa thuhet se nëntë persona janë arrestuar deri më tani.

Katër prej tyre nga mosha 24 deri në 50 vjeç, nga Mulhouse dhe Dijoni, janë paditur për akuzat për mashtrim të organizuar dhe lidhje kriminale, ka shkruar tutje mediumi i njohur francez.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika