Krasniqi në njëvjetorin e luftës në Ukrainë: Kosova është me ju

E premtja e 24 shkurtit shënoi përvjetorin e parë të agresionit rus në Ukrainë, për këtë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kosova është me ukrainasit, dhe se stabiliteti dhe shpirti luftarak i tyre, sipas tij, ka fituar zemrat e gjithë botës demokratike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi, në njëvjetorin e luftës në Ukrainë ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Krasniqi ka deklaruar se shteti kosovar është me Ukrainën dhe se stabiliteti dhe shpirti luftarak i ukrainasve, sipas tij, ka fituar zemrat e gjithë botës demokratike.

“Në njëvjetorin e luftës në Ukrainë, respektivisht agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj këtij vendi, shprehim solidarizimin dhe mbështetjen e plotë për popullin ukrainas dhe presidentin Zelensky. Qëndrueshmëria dhe shpirti luftarak i ukrainasve ka fituar zemrat e të gjithë botës demokratike dhe popujve liridashës”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu, i pari i PDK-së ka thënë se historia ka treguar vazhdimisht se popujt që luftojnë për të drejtat e tyre dalin gjithmonë fitimtarë.

“Uroj që ky agresion i cili ka marrë jetën e mbi 8 mijë civilëve ukraianas deri më sot, prej tyre 487 fëmijëve, të përfundojë sa më parë. Kosova është me ju”, është shprehur ai.

Në shkurt të vitit 2022, Rusia pushtoi Ukrainën, duke shkaktuar një krizë të rëndë ndërkombëtare. Tashmë, një vit më vonë, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje: si ka ndryshuar gjendja në Ukrainë dhe në rajon, si po reagojnë vendet e tjera dhe cila është perspektiva e ardhshme?

Presidenti ukrainas, Zelensky ka mbajtur një fjalim në rastin e njëvjetorit të agresionit rus në Ukrainë. “Vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Vit i pathyeshmërisë sonë”, është shprehur Zelensky. Ndërsa, ka falënderuar të gjithë që ndihmuan Ukrainën në këtë një vit për ta rezistuar sulmin rus.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika