Kurti për dialogun: Njohje reciproke si thelb dhe reciprocitet si princip

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është treguar e përkushtuar në çështjen e dialogut me Serbinë, por që sipas tij statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: EO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën gjatë mbledhjes së 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është treguar e përkushtuar sa i përket dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve.

Në këtë pikë, ai ka thënë se statusi aktual i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është normal.

“Në raport me Serbinë, kemi marrë pjesë në takimet e bisedimit në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi pritur emisarët specialë sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktivë, parimorë e kreativë. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, ka deklaruar Kurti dy ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, lidhur me këtë ai u shpreh se presin që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit 2023, gjë të cilën e ka premtuar edhe publikisht.

Ndërkaq, sa i përket qeverisjes së partisë LVV gjatë dy viteve, ai ka deklaruar se asnjë Qeveri nuk është përballur me vështirësitë që këta të fundit po përballen.

“Pas tri javësh bëhen dy vite prej se kemi filluar të qeverisim, po arrijmë gjysmën e mandatit tonë. Janë dy vite plot me punë, pavarësisht vështirësive që po kalon e gjithë bota. Asnjë qeveri gjatë Kosovës së lirë nuk është përballur me vështirësi të tilla të natyrës globale”, ka thënë Kurti duke u shprehur krenar.

Në këtë pikë, sipas Kurtit nuk ka pasur asnjë skandal korruptiv gjatë qeverisjes së LVV në këto dy vjet.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika