Portreti misterioz në Galerinë Kombëtare të Londrës

Në Galerinë Kombëtare të Londrës, është ekspozuar një portret më i pazakontë, i një gruaje nga familja Hofer, që i takon vitit 1470

Kuratorja në Galeri, Francesca Whitlum-Cooper, është ajo e cila mundohet që të shpjegojë portretin misterioz, i cili është edhe i pari që është ekspozuar pa e ditur autorin.

Ajo tregon për portretin e gruas së familjes Hofer.

“Unë jam një bashkëpunëtore – kuratore këtu në Galerinë Kombëtare, dhe sot po flas për këtë portret të një gruaje nga familja Hofer dhe po përpiqem t’i përgjigjem pyetjes se ‘Pse kjo zonjë ka një insekt mbi kokë dhe çfarë na tregon kjo truket që na bëjnë artistët?’. Pra, imagjinoni, është viti 1470 dhe artisti na ka lënë pikëpyetje edhe sot”.

”Ju uleni para këtij portreti, dhe dëshironi që ta kopjoni, papritmas, ju del ky detaj ‘një insekt’ në kokë, që filloni ta studioni dhe çdo gjë rreth këtij detaji ju duket interesant”, thotë kuratorja Whitlum Cooper.

Franceska është munduar që të tregojë se çfarë ajo ka parë te kjo pikturë, dhe pse artisti përmes një detaji ka arritur që edhe pas qindra viteve të krijojë konfuzion.

“Ju duhet ta shikoni këtë pikturë me orë të tëra. Në kokën e saj është vendosur një insekt, dhe të gjithë vizitorët kanë pyetur pse? Epo, unë mendoj se kjo na kthen menjëherë te origjina e pikturës, çfarë edhe e bën artin kaq magjik”.

”Pra, kur shikojmë këtë portret këtu në Galerinë Kombëtare kemi shumë pyetje. Pyetja e parë, kush është artisti? Dhe në fakt ne nuk e dimë më shumë, përveç se ajo i takon vitit 1470 dhe që vije nga një artist nga Gjermania, në bazë të stilit që është punuar.”

Ajo vazhdon tutje duke thënë se kush është gruaja? ”Epo përsëri nuk e dijmë se kush është kjo zonjë e ulur. Ne kemi një të dhënë e cila është këtu lart në këndin e sipërm të majtë ku ka një mbishkrim që lexon ‘Geborne Hoferin’ që do të thotë se ajo ka lindur nga një anëtare e familjes Hofer”.

Pas shumë aludimeve, Franceska e ka kuptuar se çfarë në të vërtetë ka në atë pikturë, dhe se si artisti ka arritur që ta dërgojë këtë vepër në nivel kaq të lartë.

“Pra, çfarë po bën ky insekt atje? Pse ky artist përfshiu një insekt te koka e zonjës me pamje të bukur? Unë mendoj se e gjithë kjo është një shaka, ose një mashtrim i syve tonë. Sepse ajo vije nga shenjat që ka shamia në kokën e gruas. Dhe të gjithë ne që e kemi shikuar kemi thënë Oh Zot, cfarë është ky në kokën e kësaj gruaje, dhe në fakt dikë e ka kapur edhe paniku. Në fund e kuptojmë që artisti në një mënyrë na ka mashtruar, sepse në fakt në këtë vepër gjithçka ka qenë dydimensionale.”, ka përfunduar ajo.

Kështu, piktura e shumëfolur e një gruaje të re, do të vazhdojë të qëndrojë në Galerinë Kombëtare të Londrës edhe për një kohë, pasi ka pasur shumë vizitorë që kanë qenë të interesuar ta shohin një pikturë misterioze.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika