Vuçiq para nisjes për në Bruksel: Nuk do të ketë kapitullim, as kthim në vitet ’90

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para nisjes për në Bruksel, i falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se do të bëjë më të mirën për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para se të nisej për në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar publikut.

Vuçiq i falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se do të bëjë më të mirën për Serbinë.

“Për 15 minuta do të nisemi për në Bruksel, kemi bërë përgatitjet e fundit. Dua të falënderoj pjesën e Serbisë që ka besim në udhëheqjen e saj shtetërore dhe beson se ne do të bëjmë atë që është më e mira për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq, shkruan N1.

Ai shtoi se “nuk do të ketë kapitullim apo kthim në vitet 1990 dhe se Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë”.

Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Tema e bisedimeve është plani i inicuar nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika