Krasniqi pret në takim ambasadorin turk

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, të cilin e ka falënderuar për "mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera"

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë të hënës së 27 shkurtit, ka pritur në takim ambasadorin e ri turk, Tunç Angılı.

Krasniqi dhe Angılı kanë diskutuar rreth marrëdhënieve që ka shteti i Kosovës dhe ai i Turqisë.

Ndër të tjera, kanë diskutuar edhe për situatën pas tërmetit shkatërrues e vdekjeprurës që ndodhi javë më parë.

“Përveç vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, së bashku diskutuam edhe për gjendjen aktuale në Turqi pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e dhjetëra mijëra personave”, ka cituar Krasniqi në facebook.

“Ambasadorit Angılı i shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e plotë të PDK-së në angazhimin e popullit turk për ringritje shoqërore dhe shtetërore”.

Krasniqi ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin e sapoemëruar turk, Tunç Angılı, për “mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës dhe qytetarëve tonë në shumë sfera”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika