Dalin pamjet e takimit të Kurtit me zyrtarët evropianë, Borrell e Lajçak (VIDEO)

BE-ja ka publikuar pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak

European Union foreign policy chief Josep Borrell, center, speaks with Kosovo's Prime Minister Albin Kurti, right, during a meeting in Brussels, Monday, Feb. 27, 2023. (AP Photo/Virginia Mayo)

Janë publikuar pamjet nga faqja zyrtare e Bashkimit Evropian (BE) të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell, në Bruksel, i shoqëruar edhe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

BE e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, sepse, kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se presin që Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë propozimin pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Nis takimi i Kurtit me zyrtarët evropianë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika