Petkoviq: Kurti po mundohet në çdo mënyrë ta evitojë Asociacionin

“Kurti po mundohet që në çdo mënyrë të evitojë obligimin e formimit të AKS-së. Ai e bën në mënyra të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe insiston për AKS-në, pasi është detyrim i Kosovës që ekziston tash e 10 vjet”, kështu ka deklaruar Petar Petkoviq në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet në “mënyra të ndryshme” që ta evitojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po insiston për këtë.

“Kurti po mundohet që në çdo mënyrë të evitojë obligimin e formimit të AKS-së. Ai e bën në mënyra të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe insiston për AKS-në, pasi është detyrim i Kosovës që ekziston tash e 10 vjet”, ka thënë Petkoviq për “TV Pink”, shkruan Danas.

Ndryshe, në Bruksel, tashmë ka filluar takimi i përbashkët në mes të të Shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika