Halimi: Nga takimi i djeshëm në Bruksel, kryeministri u pajtua ta amnistojë Serbinë nga krimet e luftës

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se "qytetarët tanë humbën vite duke u mashtruar e manipuluar me kauzat fiktive të Vetëvendosjes, vetëm për ta marrë pushtetin"

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se qytetarët e vendit kanë humbur vite “duke u mashtruar e manipuluar me kauzat fiktive të Vetëvendosjes, vetëm për të marrë pushtetin”.

Halimi ka thënë se nga takimi i djeshëm në Bruksel, kryeministri Kurti është pajtuar “ta amnistojë Serbinë nga krimet e luftës, duke i lënë vetëm një rrëfim historie”.

“Vetëvendosje është partia që duhet të përfshihet si studim në ligjërimet e shkencave humane dhe sociale”, ka shkruar zëdhënësja e LDK-së.

Sipas saj, partia Vetëvendosje është “ajo që prek në sentimentin e ndjeshëm të qytetarëve vetëm për pushtet, dhe fatkeqësitë e vendit i përdor për ta rritur frymën populliste dhe fuqinë manipuluese”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika