Komuna e Prishtinës ka themeluar Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca.
Drejtoria e re, sipas kryetarit Përparim Rama, përgatitet për themelimin e policisë komunale sipas Ligjit për Prishtinën dhe ka detyra të tjera në fushën e sigurisë.
“Sigurinë e qytetarëve të #Prishtinës e kemi prioritet! Për të jetësuar përkushtimin tonë për një jetë të sigurt për të gjithë, sot zyrtarisht e themeluam Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave në #kryeqytet!#prishtinapraktike #siguriapublike”, ka shkruar Rama.
Lulzim Fushtica do të jetë drejtor i kësaj drejtorie.