“Sjellje e papërgjegjshme”, “Degradim i plotë i procesit”, “Ka hequr dorë nga njohja”, Kurti cak i kritikave të Çitakut

“...me sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit, e kemi sjellë një situatë, që në vend të një marrëveshje gjithëpërfshirëse po e nënshkruamë një armëpushim një statut quo të re dhe dialogun do ta kemi barrë ende”, ka shtuar Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me dakordimin e tij në Bruksel për propozim evropian ka hequr dorë nga njohja, duke e cilësuar si degradim të plotë të procesit të dialogut.

Citaku theksoi se në dy vjetët e fundit bisedohet vetëm për rinegocim e marrëveshjeve që janë të dakorduara vite më parë, pasi sipas saj procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e mirë.

“Kryeministri ka hequr dorë nga njohja me ketë marrëveshje, në preambul thuhet që të dyja palët do të punojnë për paqe pavarësisht që kanë qëndrime të kundërta për çështje të rëndësishme, sic është çështja e statusit. Kështu që njohjen për momentin për momentin nuk e kemi askund, as në qendër as në periferi. Mirëpo ndoshta ka ndonjë aranzhman tjetër, nuk mundet me fol për një dokument që nuk  e kam parë…Degradim i plotë i procesit…nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ne qendër dhe kjo ka qenë konsensual enë klasën politike po edhe në shoqëri në përgjithësi, jemi lodhë nga ky proces, po na konsum shumë, në vend që të flasim për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës.. ne që dy vite flasim për rinegocim e marrëveshjeve tashmë të dakorduar që gati një dekadë, në ndërkohë ka qenë një gatishmëri e shprehur nga aleatët tanë kryesor që të ulemi dhe ta përmbyllim këtë proces njëherë e mirë”, ka thënë Çitaku.

E, e gjithë kjo ka ndodhur sipas Çitakut për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit.

“…me sjelljen e papërgjegjshme të kryeministrit, e kemi sjellë një situatë, që ne vend të një marrëveshje gjithëpërfshirëse po e nënshkruamë një armëpushim një statut quo të re dhe dialogun do ta kemi barrë ende”, ka shtuar Çitaku.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika