Abdixhiku: Siç thoshte Rugova, Adem Jashari dhe familja e tij po e mbronin pragun e shtëpisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në seancën solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se 25 vjet më parë në Prekaz, familja Jashari po e mbronte pragun e shtëpisë dhe se thirrja e familjes Jashari kumbon sot e asaj dite.

“Siç thoshte edhe Rugova: Adem Jashari dhe familja e tij po e mbronin pragun e shtëpisë. Një popull që e do lirinë, do ta fitonte atë një ditë. Thirrja e familjes Jashari kumbon edhe sot. Na vjen si thirrje për ribashkim të brendshëm dhe atdhedashuri”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharëve një çerekshekull më parë, ishte qëllimi i shuarjes së popullit të Kosovës.

“Sot në përvjetorin e 25-të kujtojmë të gjithë të rënët për liri. I nderuari baca Rifat Jashari, sot, në Prekaz më tha se ‘dhimbjen e kemi kapërcyer’. Por, qëllimi i shuarjes i trungut tuaj familjar një çerekshekulli më parë, ishte qëllimi i shuarjes së vetë popullit të Kosovës. Qëndresa juaj atëherë ishte rilindja jonë kombëtare. Rilindja juaj sot si familje me breza të rinj, është qëndresë e jona që na mban në rrugën përpara”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika