Murati: Serbia synonte të shuante shpresat për organizim të luftës, por uragani i rritjes së UÇK-së ishte i pandalshëm

Kryetari i Lidhjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se “përpjekja për të goditë Adem Jasharin dhe Prekazin ka qenë përpjekje për t’i frikësuar shqiptarët të mos bashkohen në organizata çlirimtare". Por sipas tij, kjo kishte ngjallur më shumë interes për popullin shqiptar që t'iu bashkohen organizatave të tilla

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati, kryetar i Lëvizjës për Bashkim, ka thënë se gjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 bashkë me disa bashkëluftëtarë tjerë ishin në Suharekë.

“Në atë kohë ne kemi përgatitur dhe gazetën “Çlirimi” dhe me emocion të posaçëm e kemi ndjekur “Epopenë e UÇK-së” dhe rrethimin e familjes Jashari”, ka thënë Murati.

“Ky ka qenë një moment të cilin dhe atëherë e kemi analizuar dhe përmes organit tonë “Çlirimi”, ne kemi bërë thirrje që ky ishte një moment kur populli shqiptar nuk kishte alternativa tjera“, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se kjo ishte kthesa më e rëndësishme që populli shqiptar ka bërë për lirinë në shkekullin e 20-të.

“Viti 1997 ishte moment i rëndë sepse Serbia goditi organizatat çlirimtare dhe u arrestuan shumë veprimtarë e aktivist. Synimi i Serbisë ishte që të shuante çdo shpresë se ne mund të organzohemi për luftë të armatosur”, ka shtuar kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

“Përpjekja për të goditë Adem Jasharin dhe Prekazin ka qenë përpjekje për t’i frikësuar shqiptarët të mos bashkohen në organizata çlirimtare. Duke menduar të frikësojnë atë kanë ngjallë një reagim të madh. Reagimi i shqiptarëve ishte që masovikisht filloi pjesëmarrja në këto organizata”, ka thënë Murati në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Ky ishte reaksioni i parë kundër dhunës dhe pastaj uragani i rritjes së UÇK-së ka qenë i pandalshëm”, ka theksuar ai, duke shtuar se ishte një rrugë e rrezikshme por nuk kishte një rrugë tjetër që të fitohej pavarësia.

Derisa për gjendjen aktuale politike në vend, Murati ka potencuar se nuk është i kënaqur me atë që është arritur, por në anën tjetër nuk mund të pranojë që nuk janë bërë gjëra të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika