Rama pritet me nderime në Berlin nga kancelari Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Gjermani këtë të martë, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin kreu i qeverisë e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 nëntor 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Berlin është pritur me një ceremoni zyrtare nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama fillimisht po zhvillon një takim me kancelarin gjerman në Kancelarinë Federale, me fokus koordinimin në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve.

Ndër të tjera, mes tyre do të diskutohet mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme, si dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit mes tyre, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj, raporton Top Channel.

Po ashtu, ai do të vizitojë Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 mijë ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve.

Në Berlin do të mbahet një panair turistik, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë, duke paraqitur kështu një formë pakete destinacioni.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika