Krasniqi uron 8 Marsin

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e 8 Marsit, është takuar me koleget e kësaj partie, e që kanë role udhëheqëse. Ai i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka takuar deputetet, anëtaret e Kryesisë, kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe nënkryetaret e Komunave nga radhët e PDK-së.

Krasniqi i ka falënderuar ato për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë. Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat është tejet e rëndësishme që të vazhdojmë t’i mbështesim”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se ndihet krenar që PDK për herë të parë në Kosovë dhe rajon ka marrë vendimin për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti.

“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti. Inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore. Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të  përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave”, ka thënë ndër të tjera, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika