“Oda Ekonomike austriake i ka kërkuar sqarime Kurtit dhe ministrave të tij, por asgjë”, arkitekti Geci flet për dilemat në projektin “Kasolla” në Batllavë

"Kjo nuk është keq vetëm për mua, por edhe për Kosovë, pasi investitorët e huaj po tmerrohen dhe po frikësohen, kur mua ma bëjnë këtë pse dikush ka me ardhë më investu në Kosovë”, ka thënë Geci

Arkitekti, Visar Geci

“Kam provuar edhe prej Odës Ekonomike të Austrisë me i kontaktu, i ka shkruar email (Oda Ekonomike e Austrisë), Rozeta Hadajrit, Albi Kurtit e Liburn Aliut… Ka kërkuar sqarime, pasi ata nuk ndikojnë në punët e shtetit, por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje”.

Kështu ka thënë arkitekti, Visar Geci, i cili gjatë kohëve të fundit është hasur në disa dilema në projektin “Kasolla” në Batllavë, duke theksuar se ka kërkuar edhe nga ambasada austriake pasi është nënshtetas i Austrisë, kështu cilësohet investitor i huaj.

Geci, ka akuzuar drejtorin e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, se ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Arkitekti Geci, ka aplikuar për leje ndërtimi të vilave në Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore (APRL), nga e cila sipas tyre kanë marrë lejen zyrtare për realizimin e projektit në Batllavë.

Sipas tij, Krasniqi ka ndërhy si drejtor i urbanizmit me falsifikim të informacionit në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH), e cila “ka pranuar të ndikojë në lejen e ndërtimit”.

Ai ka shpjeguar se Krasniqi, drejtori i Urbanizimit në Komunën e Podujevës, i ka dërguar email ku thotë “sipas informatave jozyrtare si Ministri kemi dëgjuar se Visar Geci po aplikon për leje ndërtimore, ju lutem ja refuzoni lejen sepse nëpër zonat pyjore nuk lejohet ndërtimi”.

Sipas Gecit, drejtori Krasniqi ka bërë falsifikim të informacioneve zyrtare, pasi me ligj duhet pyetur ARPL-ja (që nga ana e tyre Geci ka përgjigje pozitive), më pas Ministria dhe në fund vije Komuna.

Ai theksoi se kjo që po bëhet nuk është vetëm në dëm të tij, por, edhe për Kosovën pasi investitorët e huaj po “tmerrohen”.

“Kjo nuk është keq vetëm për mua, por edhe për Kosovë, pasi investitorët e huaj po tmerrohen dhe po frikësohen, kur mua ma bëjnë këtë pse dikush ka me ardhë më investu në Kosovë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika