“Lajçak nuk ka ofruar modele të Asociacioneve”

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ndarë me qeverinë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, por jo të asociacioneve.

Miroslav Lajcak

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak ka ndarë me qeverinë 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, por jo të asociacioneve.

Kryeziu theksoi se Qeveria do ti analizojë veçoritë dhe karakteristikat, si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.

Ai ka shtuar se nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve, i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, si dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti.

“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes”, ka thënë Kryeziu për RTK.

Lajçak në një intervistë për “Atlantic Council” tha se Asociacionin, Kosova duhet a sheh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë dhe jo si kërcenim apo dënim.

“Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”, ka thënë Lajçak.

Lajcak theksoi se në tavolinë i ka 16 modele evropiane ekzistuese për Asociacionin.

“…kemi shikuar modele ekzistuese dhe mund të iu them që këtu në tavolinën time kam 16 modele evropiane, por nuk mund t’i listoj ato. Nuk dua të tregohem se po bëj favor për një palë apo tjetrën”, ka shtuar Lajcak.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika