Haxhiu paralajmëron skemë punësimi për gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar një skemë punësimi, ku do të punësoheshin gratë dhe vajzat të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Ajo tha se për këtë nismë janë duke bashkëpunuar me ministrinë e Financave, për të parë se cilat janë masat që duhen marrë në mënyrë që kjo të realizohet.

“Së fundmi, kemi qenë në komunikim me ministrin e Financave, në kuptimin që të adresojmë përveç masave që janë marrë për punësimin e grave, ta adresojmë  edhe një masë tjetër që është për punësimin e viktimave të dhunës në familje, sepse vlerësojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj jemi në përgatitje të një konceptimi se si ta bëjmë të mundshme punësimin e vajzave dhe grave që janë viktima të dhunës”, ka thënë ajo.

Haxhiu tha se gratë fuqizohen vetëm “atëherë kur i pavarësojmë ekonomikisht”, teksa shtoi se Ministria që e drejton, ka marrë disa nisma bashkë me disa organizata për t’u dalë në ndihmë grave.

E para e drejtësisë u shpreh se gratë janë të nënpërfaqësuara në tregun e punës, dhe duke u referuar në disa raporte tha se pjesëmarrja e tyre në punësim është rreth 20%.

“Gratë në Kosovë konsiderohen që janë të nënpërfaqësuara në tregun e punës, shifrat për këta variojnë nga raportet në raporte, por rreth 20% është pjesëmarrja e grave në tregun e punës. Shkalla e varfërisë është shumë më e madhe krahasuar me atë të burrave”, tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se pushimi i lehonisë të rishikohet dhe të jetë pushim prindëror, në mënyrë që ky pushim të jetë obligativ edhe për babain e jo vetëm për nënën.

Kjo, sipas saj, do të pamundësonte diskriminimin e grave në punësim në instucione publike apo private.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika