SHBA-ja, Britania e Madhe e Australia arrijnë marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Australia kanë arritur një marrëveshje për siguri, të njohur si “Aukus”. Ndër të tjera, me këtë marrëveshje Australia do të furnizohet me nëndetëse që janë me energji bërthamore.

Shtetet do të bashkëpunojnë edhe në ndërtimin e nëndetëseve të reja me energji bërthamore, me qëllim të sigurimit të paqes dhe stabilitetit në Oqeani Indo-Paqëso që synojnë ta kundërshtojnë ndikimin e Kinës në këtë rajon.

“Dua të jem i qartë për të gjithë. Këto nëndetëse nuk janë të armatosura me armë bërthamore, por funksionojnë me energji bërthamore. Australia është një shtet krenar pa armë bërthamore dhe është e përkushtuar të qëndrojë e tillë”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë tri nëndetëse të klasit Virginia për në Australi, ndërsa do të shesë potencialisht edhe dy të tjera nëse duhet.

Biden thotë se synimi përfundimtar është të ndërtohet diçka e re së bashku – ai e quan SSN-Aukus – një nëndetëse e re që funksionon me energji bërthamore, e cila kombinon dizajnin e nëndetëseve britanike me teknologjinë amerikane.

SHBA-ja do të shpenzojë 4.6 miliardë dollarë në vitet e ardhshme që t’i përmirësojë kapacitetet për ndërtimin e nëndetëseve dhe t’i përmirësojë ato për mirëmbajtjen e klasit Virginia SSN

Po ashtu, kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se Britania e Madhe do të shpenzojë afro 5 miliardë funte për mbrojtje.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika