Hakerët rusë po përgatisin një sulm të ri kibernetik kundër Ukrainës

Hakerët e qeverisë ruse kanë shtuar sulmet e tyre kibernetike kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj gjatë muajve të fundit, ndërsa kanë vendosur lloje të reja të softuerit me qëllim të keq, sipas një studimi nga Microsoft

Fotografi ilustruese.

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulme me virusë që kërcënojnë organizatat që shërbejnë si linja furnizimi për Ukrainën, është thënë në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.

Raporti, autor i të cilit është ekipi për siguri kibernetike i gjigantit të teknologjisë, ka paraqitur disa zbulime të reja se si hakerët rusë operuan gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

“Që nga janari i vitit 2023, Microsoft ka vëzhguar aktivitetin kërcënues kibernetik rus, që është duke u përshtatur me qëllim që të rrisë aftësinë shkatërruese të grumbullimit të inteligjencës në Ukrainë dhe të aseteve civile dhe ushtarake të partnerëve të saj”, thuhet në raport. Një grup “duket se po përgatitet të rinisë një fushatë shkatërruese”, raporton Reuters.

Gjetjet e ekipit të Microsoft vijnë në kohën kur Rusia po dërgon trupa të reja në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, muajin e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të rrisë aktivitetin e saj ushtarak, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.

Ekspertët kanë thënë se taktikat e kombinimit të operacioneve ushtarake me sulmet kibernetike janë të ngjashme me veprimet që Rusia ka bërë në të kaluarën.

Microsoft gjeti se ka një ekip të sofistikuar rus të hakerëve, që është i njohur në komunitetin e hulumtuesve për siguri kibernetike. Ky ekip po teston “aftësi të reja të sulmeve kibernetike që mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj organizatave jashtë Ukrainës, që kryejnë funksione kyçe për linjat e furnizimit për Ukrainën”.

Që prej janarit të vitit 2022, Microsoft ka thënë se ka regjistruar sulme ndaj më shumë se 100 organizatave ukrainase.

Gjithashtu, sipas raportit, këto zhvillime janë shoqëruar me një rritje të operacioneve kibernetike ruse më të fshehta, të dizajnuara për të kompromentuar drejtpërdrejt organizatat në vendet aleate me Ukrainën.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika