Para takimit në Ohër, Vuçiq i gatshëm për kompromise por nuk harron Asociacionin

Vuçiq nuk harroi të theksojë se duhet të bëhet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara, me theks të veçantë tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Të shtunën e 18 marsit, në Ohër, do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutojnë për propozimin evropian.

Në një intervistë për Euronews, Vuçiq theksoi se të dyja palët kanë vijat e kuqe të tyre, por ai ritheksoi se është në “interes të dyja palëve të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit”.

Vuçiq nuk harroi të theksojë se duhet të bëhet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara, me theks të veçantë tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Sigurisht që të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë dhe duke e pasur këtë parasysh, besoj se në interes të të dyja palëve të sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, nënvizoi Vuçiq.

Ai është shprehur i gatshëm të bëjë zgjidhje kompromisi për të arritur një marrëveshje me Kosovën ku “serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku”.

“Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tri vjet, por nëse ia dalim do të jetë sukses historik”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkaq, në nenin 1 të planit evropian – për të cilin do të diskutohet në Ohër – thuhet se palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta.

“Palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta. Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika