Islanda në referendum për rifillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Në Islandë kanë nisur të hapen qendrat e votimit në kuadër të një referendumi për të vendosur nëse vendi do të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu.

Qendrat e votimit u hapën që në orën 09:00 sipas kohës lokale, ndërsa në disa qarqe priten ndryshime në orarin e votimit. Votimi do të vazhdojë deri në mbrëmje.

Rreth 400.000 islandezë pritet të votojnë nëse duhet të rifillojnë negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa rezultatet paraprake priten vonë të shtunën në mbrëmje ose në orët e para të së dielës.

Referendumi nuk është votim për anëtarësimin në BE. Një shumicë votash “Po” do t’i jepte qeverisë autorizimin për të rifilluar negociatat. Megjithatë, çdo marrëveshje eventuale do t’i nënshtrohej një referendumi të dytë.

Një sondazh nga Maskina, i publikuar në fillim të kësaj jave, nxori me epërsi të ngushtë kampin “Po”, me 51,3 për qind kundrejt 48,7 për qind që ishin kundër. Një sondazh i mëhershëm nga Gallup tregoi se të dyja palët kishin nga 46 për qind, ndërsa 8 për qind ishin të pavendosur.

Një sondazh tjetër, i cituar nga Qendra Evropiane e Politikave (EPC), tregoi se 54 për qind ishin kundër anëtarësimit në BE dhe 46 për qind pro.

Islanda aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009, pasi sistemi i saj bankar pësoi kolaps gjatë krizës financiare globale.

Negociatat nisën në vitin 2010, por u pezulluan tre vjet më vonë pasi në pushtet erdhi një qeveri euroskeptike. Në vitin 2015, Rejkjaviku njoftoi Brukselin se nuk dëshironte më të konsiderohej vend kandidat.

Komisioni Evropian mban qëndrimin se aplikimi i Islandës mbetet ligjërisht i vlefshëm dhe se negociatat janë vetëm të pezulluara, sipas një raporti të EPC-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika