Nis programi i specializuar i mjekësisë fetale

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten e 16 marsit “pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”, se ka filluar edhe në praktikë trajnimet që do të shërbejnë veçanërisht në rastet kur një grua ose foshnjë e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë, si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë Heleni Vakali, vizituan klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku edhe po zhvillohen trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë, Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.

“Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive, ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumëdisiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta” thuhet ndër të tjera.

Gjithashtu, ministri Vitia theksoi se të gjitha gratë shtatzëna duhet të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar, kur është e nevojshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika