Gazetari serb: Protestat në Beograd, Vuçiq mund t’i përdorë si justifikim para bashkësisë ndërkombëtare për refuzuar zbatimin e planit evropian

Gazetarit serb ka thënë se Vuçiqi para ndërkombëtarëve protestat në Beograd nga krahu i djathë do t’i përdorë si arsye për mos pranimin e zbatimit të planit evropian.

Drejtori i lajmeve të televizionit Nova S, Slobodan Georgiev, ka parashikuar se protesta e krahut të djathtë në Beograd, mund të përdoren nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta refuzuara aneksin e zbatimit të planit evropian, në bisedimet e Ohërit.

Gazetarit serb ka thënë se Vuçiqi para ndërkombëtarëve protestat në Beograd nga krahu i djathë do t’i përdorë si arsye për mos pranimin  e zbatimit të planit evropian.

“Nëse do ta masim këtë protestë në nivel politik në kontekstin e asaj që duhet të ndodhë gjatë fundjavës në Ohër, mendoj se kjo është e mirë për Vuçiqin dhe për politikën e tij të vonesës. Sa më shumë njerëz të ketë në protestë, Vuçiq mund t’u thotë të ndërkombëtarëve ‘Shiko, ka shumë presion. Tani nuk është koha, e shihni se këta duan të më rrëzojnë mua nga pushteti”, i ka parashikuar arsyet e që Vuçiq mund t’iu thotë, bashkësisë ndërkombëtare gazetari Georgiev.

Më tej, ai ka thënë se ka pasur propagandë në gazetat ditore në serbi pas fjalimit të Vuçiqit.

“Në faqet e para të gazetave ditore sot, pas prezantimit të djeshëm të Vuçiqit, kanë shkruar për gjoja “pushkatimin” e Vuçiqit, edhe pse askush nuk e ka thënë publikisht një gjë të tillë”, ka thënë ai.

“Ka shumë presion nga Perëndimi, i cili dëshiron ta përfundojë këtë vit normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Do të thosha se deri në shtator duhet të mbarojë kjo çështje”, ka përfunduar Georgiev, raporton N1, përcjellë Dukagjini.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika