Escobar: Është e pagjasë që Asociacioni të shndërrohet në Republika Srpska

Emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar ka thënë se me planin franko-gjerman që janë pajtuar palët, çështja e Asociacionit nuk ka gjasë të jetë një Republika Srpska në Kosovë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Srpska.

Sipas tij, është shumë e pagjasë që ajo të shndërrohet ndonjëherë në një Republika Srpska.

Në një intervistë për REL, Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut dhe do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Së pari, Asociacioni do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut. Do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda strukturës ligjore të Kosovës. Për më tepër, më e rëndësishmja është se me normalizimin mes dy vendeve, ato po harmonizohen edhe me standardet evropiane. I dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, u ka dhënë atyre 16 modele të aranzhimeve të ngjashme brenda Bashkimit Evropian që nuk kanë ndikuar në funksionalitetin ose kushtetutshmërinë e atyre vendeve”, ka thënë Escobar.

Ndryshe, Escobar tani po merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika