Katër organizata studentore e mbështesin marshin në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta e organizuar nga iniciativa “Lira ka emër” është duke u mbështetur dhe nga katër organizata studentore

"Liria ka emër" organizon marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Unioni Demokratik Studentor, ka njoftuar që së bashku dhe me 3 organizata tjera Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, kanë lëshuar komunikatën që i ftojnë student që të marrin pjesë më 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë nga Unioni Demokratik Studentor.

Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit.

Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës.

Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit.

Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpjekjet për të ndryshuar historinë e luftës çlirimtare. Në emër të Organizatave Studentore Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, me 2 prill ftojmë të gjithë studentët që bashkërisht të marshojmë për drejtësi e mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në ora 14:00 nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

#LIRIAKAEMËR #UÇK

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika