“Institucion i ngritur mbi shpifje, jo i drejtësisë”, Mustafa mbështet marshin në përkrahje të ish-krevë të UÇK-së që po mbahen në Hagë

“Proces politik, jo gjyqësor. Institucion i ngritur mbi shpifje, jo i drejtësisë. Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë”, ka shkruar Mustafa

Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se e mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka theksuar ky institucion (Gjykata Speciale), është ngritur mbi shpifje dhe jo mbi drejtësi.

“Proces politik, jo gjyqësor. Institution i ngritur mbi shpifje, jo i drejtësisë. Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa ‘Liria Ka Emër’, në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa, gjithashtu, ka ftuar të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që t’i bashkon këtij marshi solidarizues.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare”, ka shtuar Mustafa.

Ky marsh do të mbahet të dielën e 2 prillit në Prishtinë, të cilin e organizon platforma “Liria ka emër” në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, në një konferencë për media, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Liria ka emër” organizon marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika