Amber Heard hedh padi mbi Johny Depp

Depp dhe Heard vazhdojnë përballjet në seancat gjyqësore

Gjyqi mbi padinë e Johny Depp për shpifje prej 50 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes Amber Heard Amber Heard vazhdon këtë javë.

Heard e ka akuzuar Johny Depp-in se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht, në shumë raste para dhe pas martesës së tyre. Pastaj, Depp ka paditur ish-bashkëshorten për shpifje pasi ajo shkroi një shkrim në vitin 2018 në “The Washington Post” dhe e quajti vetën “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, raporton “CBS NEWS”.

Heard nuk e ka përmendur emrin e Depp-it në shkrimet e saj, por avokatët e tij kanë argumentuar se ishte një referencë e qartë ndaj akuzave të Heard, që janë bërë në vitin 2016 kur Heard kërkoi një urdhër ndalim kundër Depp.

Johny Depp dhe Amber Heard

Terwnce Dougherty, këshilltar i përgjithshëm për Unionin Amerikan të Lirive Civile (ACLU), ka dëshmuar se ky grup ka hartuar artikullin nën emrine Heard, që pasqyroi rolin e saj si ambasadore e ACLU-së poër çështjet e dhunës gjinore.

Depp ka thënë se akuzat dhe artkulli kanë kontribuar në reputacionin e rrënuar dhe i kushtoi atij rolin e vet në ekskluzivitetin fitimprirës të filmit “Pirates of Caribbean”.

Depp ka paditur Heard në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Virxhinia, pas publikimit të artikullit. Në katër ditë dëshmi në prill, Depp ka thënë se nuk e ka goditur Heard-in dhe asnjeherë nuk kishte goditur një grua. Në anën tjetër, Depp ka akuzuar Heard-in për abuzim fizik dhe emocional dhe Heard ka ngritur një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika