Studentët serbë kërkojnë shkarkimin e presidentit Vuçiq

Studentët kanë bërë të ditur se nisja e votimit të mosbesimit ndaj presidentit Vuçiq është kërkuar si shkak i shkeljes së Kushtetutës. Ata kanë paralajmëruar protesta të premten

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Tash e tri javë, përfaqësues të Komitetit të Nismës Studentore të Universitetit të Beogradit janë duke organizuar protesta kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ata pritet që të enjten të paraqesin kërkesën për inicimin e procedurës për mosbesimin ndaj Vuçiq.

Studentët kanë thënë për agjencinë Beta se nisja e votimit të mosbesimit ndaj presidentit Vuçiq është kërkuar për shkak të shkeljes së Kushtetutës, transmeton DANAS.

“Të enjten, më 23 mars, në orën 12:44 do t’u paraqesim të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për fillimin e procedurës së votimit të mosbesimit ndaj Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq. Në këtë mënyrë duam që të gjitha palët të shprehen qartë nëse janë për dorëzimin e Kosovës dhe pranimin e planit franko-gjerman”, thanë studentët.

Studentët nga Beogradi deklaruan se për këtë aksion kanë mbështetjen e studentëve të Universitetit të Novi Sadit, të cilët siç thanë ata, do të organizojnë protestën e parë për mbrojtjen e Kosovës dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Serbisë, të premten.

Të premten, studentët do të mbajnë një aksion para Kuvendit të Serbisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika